Petition to Parlamenti Europian

Të njihet Sali Berisha si terrorist britanik

Të njihet Sali Berisha si terrorist britanik
37 view

Personalisht ndaj një opinion të mirë për Berishën, pasi shpeshherë më vjen në mendje një intervistë e tij në kohën e firmave piramidale, e ndërsa flokët i shkëlqenin nga shampoja (realisht në fshatin tim në Kukës në vitin 1997 shampoja për flokë nuk ishte fort e zakonshme) arrinte të buzëqeshte dhe të ndjehej si në qiellin e 7-të në një kohë që Republika e Shqipërisë digjej e varroste çdo ditë 5 mijë të vrarët që do të vdisnin gjatë trazirave që inskenoi CIA, MI6 dhe britaniku, Berisha.

Pertej ironisë që lartpërmenda dhe lartshkruajta, Berisha duhet të jetë i rrallë në aktrimin e tij të shumëfishtë.

Pas këtij prezantimi për Berishën duhet të ndalemi tek Republika e Shqipërisë, e cila e nisi jetën e saj në vitin 1912 dhe qartësisht ky shtet u krijua nga britanikët, territore të shkëputura me luftë nga Perandoria Osmane. E rrjedhimisht, nuk dua të shpegoj këndvështrimin tim për arsyet, britanikët nuk e quajtën koloni Shqipërinë, por shtet dhe vend i pavaruar. Pra kemi qenë gjatë gjithë kohës koloni britanike dhe të tillë vazhdojmë të jemi dhe sot, vetëm se nuk quhemi publikisht të tillë.

Interesante është historia e Greqisë, e cila e filloi jetën e saj si koloni britanike, por pa grekë e pa gjuhë greke. Ndryshe nga Shqipëria, në Greqi britanikëve iu desh të krijonin popullin dhe gjuhën. E ndërsa gjuhën e nxorën nga varret e historisë, theksin e gjuhës së re greke e morën nga spanjollët, që siç duket kanë qenë pjesa dërrmuese e ushtarëve që popullonin ushtrinë britanike që u vendosën në Athinën e sotme në fillimet e shtetformimit të shtetit të rremë dhe artificial grek.

U ndalova tek Greqia, pasi logjikisht Greqia do të shërbente dhe duhet të ketë qenë atdheu nga ku janë shpërngulur britanikët e Shqipërisë, të cilët u futën me luftë e barut më 1912-tën. Nëse në Sarandë e Shkodër thuhet që ka pasur luftë me grekë e malazezë, logjikisht kjo luftë ka qenë më e madhe por me ushtri britanike; nëse kuksianët mburren se kanë bërë luftë me serbët më 1912-tën, logjikisht i bije që luftë ka pasur, por me ushtrinë britanike, pasi Serbia e ka nisur vetë jetën si bazë ushtarake britanike; e nëse thuhet që në Dibër është bërë luftë me serbët, logjikisht luftë ka pasur, por me britanikët dhe të ashtuquajturit shqiptarë e Shqipëri e kanë bërë luftën si otomanë dhe në emër të dy gjërave: Perandorisë Osmane dhe Fesë së Shenjtë Islame.

Provat janë logjike, publike dhe kudo: Sali Berisha, Edi Rama, Enver Hoxha, Lulzim Basha, Fatos Nano, Ramiz Alia, Ahmet Zogu, Ilir Meta e çdo lider tjetër shqiptar është biologjikisht britanik, ose në rastin më të mirë tradhtar shqiptar në shërbim të okupatorit britanik, prandaj përmes këtij peticioni ftoj shqiptarët e mençur, të drejtë dhe të guximshëm që të nënshkruajnë këtë peticion që kërkon njohjen publike të Sali Berishës, si terrorist britanik. Rrjedhimisht, nëse nënshkruani këtë peticion, ju jepni një kontribut për të vërtetën, për shqiptarët dhe njëkohësisht konfirmoni që janë terroristë britanikë dhe Enver Hoxha, Lulzim Basha, Fatos Nano, Ramiz Alia, Ahmet Zogu, Ilir Meta etj.

Peticioni do t‘i dërgohet Parlamentit Europian, Parlamentit të Shqipërisë, Parlamentit të Kosovës, ku nuk pritet që këto entitete ta konsiderojnë peticionin, por thjesht bërja e këtij peticioni është një mënyrë për të nxitur tek shqiptarët të vërtetën dhe për të dhënë sadopak kontribut në ekspozimin e terroristëve britanikë në Shqipëri dhe ekspozimin e celulave terroriste britanike, të cilat janë instaluar në çdo institucion, në çdo cep rruge e në çdo vendbanim shqiptar.

Aktivist politik: Nderim Lushi

June 15, 2024

1 Supporter

Wireframe avatar loader
See more...
Letter to
Kryetari i Parlamentit, Parlamenti Europian
Kryetari i Parlamentit, Parlamenti i Republikës së Kosovës
Kryetari i Parlamentit, Parlamenti i Republikës së Shqipërisë

Të njihet Sali Berisha si terrorist britanik

Updates

More updates...
Nderim Lushi
Nderim Lushi
Started this petition 3 months ago

Write a Reply or Comment

You should or account to post comment.

1 Supporter
4,999 needed to reach 5,000
By signing, you accept Campoal’s Terms of Service and Privacy Policy, and agree to receive occasional emails about campaigns on Campoal. You can unsubscribe at any time.