Petition to Parlamenti i RSH

Peticion: britanikët dhe amerikanët të mbahen nën kontroll

Peticion: britanikët dhe amerikanët të mbahen nën kontroll
17 view

Shqipëria së shpejti do të kapi numrin e 400 HEC-ve, të cilët përbëjnë grabitjen më të madhe që amerikanët dhe britanikët kanë bërë ndonjëherë në Shqipëri. HEC-et, përveç grabitjes së pastër amerikane, do të bllokojnë rreth 30% të territorit të RSH-së nga impakti direkt, dhe ai indirekt, kjo përmes shpalljes si zona të mbrojtura të çdo territori ku do të ndërtohen HEC-e. Një mënyrë tipike angleze: shpallin zonë të mbrojtur çdo territor ku kanë në plan të bëjnë grabitjen e radhës, pasi praktikisht zona e mbrojtur kufizon aktivitetin ekonomik nga lokalët dhe i lehtëson punën grabitësve amerikanë e atyre anglezë. Siç është rasti i fshatit Fshat në Kukës, edhe pse brenda zonës së mbrojtur, kjo nuk e ka penguar asgjë ndërtimin e një HEC-i, as mediat nuk kanë folur asgjë për këtë grabitje amerikane.

Shqipëria nuk është në atë pozicion që ka miq, por vetëm armiq të fuqishëm, siç janë Amerika dhe Britania e Madhe, e në varg i shtohen listës së armiqve të gjitha vendet e botës, të cilat janë nën influencën britaniko-amerikane, përfshirë Rusinë, Kinën e Indinë. Nuk futa në listë republikën e bananave, Serbinë, pasi ata janë publikisht mercenarët e preferuar të Amerikës dhe një nga vendet që janë dizenjuar të jenë armiq të betuar të shqiptarëve. Sa herë që Amerika ka nevojë për luftë në Ballkan, për të vrarë muslimanë “të pabindur” dhe shqiptarë që kërkojnë të jetojnë, Amerika ndërsen Serbinë dhe i shpall luftë territoreve shqiptare.

Ndërsa HEC-et janë një grabitje e pastër e Amerikës, ku “skavica” do të jetë grabitja më e madhe e 40 viteve të fundit, prandaj shqiptarët duhet të përpilojnë një mënyrë për të mbajtur sadopak nën kontroll grabitjet që bëjnë qeveritë britaniko-amerikane në Shqipëri.

Do të ishte interesant idea e vendosjes të një regjimi strikt vizash për amerikanët dhe britanikët, aq sa ambasadat e tyre të lejoheshin të operonin në nivelet e konsullatave të Koresë së Veriut (edhe pse NK nuk ka konsullatë këtu), pasi dëmi i tyre ndaj popullsisë shqiptare nuk mund të përfshihet nën termin “gjenocid” pasi është shumë herë më i madh. Sa më shpejt të krijohet një mentalitet që armiku është Amerika dhe Britania, aq më mirë mund të bëhet për faktorin shqiptar në Ballkan dhe aq më mirë mund të bëhet për shqiptarët kudo në botë.

Vetëm gjatë regjimit të terroristit britanik, Enver Hoxha, janë vrarë nën axhendën britaniko-amerikane mbi 20 mijë shqiptarë e përdhunuar sistematikisht mijëra, fakt që duhet konsideruar në marrëdhënjet e sotme me “miqtë” britanikë dhe aleatin e vetëshpallur, Amerikën. Sigurisht që dënimi dhe lufta ndaj shqiptarëve nuk ka mbaruar, sot shqiptarët janë më të varfërit dhe më të izoluarit në Europë.

Politikanët shqiptarë, të cilët përfaqësojnë interesat e qeverisë amerikane dhe drejtojnë popullin më të shtypur dhe më të varfër në Europë do të alarmohen për aleatin e vetëshpallur strategjik, Amerikën, por kjo nuk do t’i bënte më keq gjërat, por do të kthente në realitet dhe në vërtetësi shqiptarët.

Të kufizohen grabiqarët britanikë dhe ata amerikanë pasi vendi më i varfër dhe më i shtypur në Europë nuk ka aleatë strategjikë, por ka grabitqarë dhe shtypës strategjikë.

Nderim Lushi, Grykë – Çajë, Kukës

March 30, 2023

2 Supporters

Wireframe avatar loader
Wireframe avatar loader
See more...
Letter to
Kryetari i Parlamentit, Parlamenti i RSH

Peticion: britanikët dhe amerikanët të mbahen nën kontroll

Updates

More updates...
Admin
Admin
Started this petition 8 months ago

1 Comment

Tefoj Jack
Tefoj Jack

To help Albania is my dream and duty at the same time.

Write a Reply or Comment

You should or account to post comment.

2 Supporters
498 needed to reach 500
By signing, you accept Campoal’s Terms of Service and Privacy Policy, and agree to receive occasional emails about campaigns on Campoal. You can unsubscribe at any time.
Similar petitions
6
Ndalimi i zonave të mbrojtura, ndalimi i grabitjeve amerikane
Petition to Parlamenti i RSH

Amerikanët dhe britanikët janë në pushtet në Shqipëri që nga 1912-ta, edhe ...

Admin 3 supporters 2